Showbiz

Chrissy Teigen dhe John Legend festuan përvjetorin e martesës në ambient shtëpiak

Chrissy Teigen dhe John Legend festuan përvjetorin e martesës në ambient shtëpiak

Chrissy Teigen ia kushtoi pak kohë festimit të përvjetorit të shtatë të martesës me bashkëshortin, John Legend, dhe sigurisht në urimin e saj nuk mungonte sensi i humorit që e karakterizon modelen.

Teigen dhe Legend u martuan më 14 shtator të vitit 2013, pas një lidhjeje gjashtë vjeçare. Çifti ishte takuar në vitin 2007 gjatë xhirimeve të videoprojektit të këngëtarit, “Stereo”. Sot, Chrissy dhe John janë prindër të dy fëmijëve, Luna dhe Miles, si dhe janë në pritje të fëmijës së tretë, transmeton Koha.

Modelja 34-vjeçare e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta ndarë një video, ku 2 të vegjlit e tyre shihen duke ia uruar çiftit përvjetorin e martesës.

“Urime përvjetori i shtatë i martesës! 14 vjet së bashku. John Legend të dua shoku. Je miku im më i mirë. Të kam si vëlla”, kishte shkruar Teigen në mesazhin e saj duke bërë shaka.