Showbiz

“Dune” një prej filmave më të shumëpritur nga publiku

Në fund të javës së kaluar u lansua traileri i parë i filmit të ardhshëm “Dune”.

Me regji të Denis Villeneuve i njohur për filma të tillë si “Blade Runner 2049” dhe “Sicario”, në këtë projekt të shumëpritur nga publiku luajnë aktorët e famshëm hollywoodian, Zendaya, Rebecca Ferguson dhe Timothee Chalamet.

“Dune” e rrëfen historinë e Paul Atreides, një djalosh i ri me aftësi të jashtëzakonshme i cili duhet të udhëtoj në një prej planetëve më të rrezikshme në univers, për ta siguruar të ardhmen e familjes së tij fisnike dhe mbarë popullit. Por, konflikti pason me forcat keqdashëse për kontrollin e një burimi të quajtur ‘Melange’, i cili kur konsumohet mund ta përmirësojë shëndetin e njerëzve dhe e rritë jetëgjatësinë. Melange po ashtu është jetik për t’i ndihmuar udhëtimet në hapësirë dhe njëkohësisht është produkti më i kërkuar në gjithë universin.

Ky është adaptimi i fundit në ekran të madh i romanit ikonik fantastiko-shkencorë i Frank Herbertit me të njëjtin emër, pas filmit të vitit 1984 i realizuar nga David Lynch.

Në këtë projekt po ashtu luajnë aktorët tjerë të famshëm, Josh Brolin, Dave Bautista, Jason Momoa, Oscar Isaac, Stellan Skarsgard dhe Javier Bardem, transmeton Koha.

Filmi “Dune” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë botërore në dhjetor të këtij viti.