Showbiz

Chrissy Teigen ka filluar ndjekjen e terapisë psikologjike

Chrissy Teigen ka filluar ndjekjen e terapisë psikologjike
Foto: Marie Claire

Modelja 34-vjeçare, Chrissy Teigen, e cila i ka dy fëmijë me këngëtarin John Legend, Luna dhe Miles si dhe është në pritje të fëmijës së tretë të çiftit, e ka pranuar së e ka pasur shprehi t’i shmangë terapitë te psikologu për t’u kujdesur për shëndetin e saj mendor, por më në fund e ka gjetur një psikolog me të cilin po ndihet rehat dhe tashmë ka filluar t’i ndjekë seancat rregullisht, në përpjekje për ta gëzuar një mendje të shëndoshë.

“Nuk kam filluar t’i ndjekë terapitë te psikologu deri në momentin kur filloi karantina. Dikur i shmangia ato dhe bëja shaka me idenë e ndjekjes së seancave psikologjike, por pastaj e gjeta personin e duhur dhe terapitë me të ma kanë ndryshuar botën tërësisht. Njerëzit mendojnë se jam e fuqishme, por në fakt di të kem shumë empati dhe e kam shprehi t’ia përvetësoj dhimbjet dhe trishtimin e të tjerëve. Gjithashtu jam shumë e vetëdijshme kur i zhgënjej njerëzit, dhe nuk më pëlqen aspak kjo gjë. Nganjëherë më duket se të tjerët nuk dinë të jenë të ashpër me mua, sa jam unë me vetveten. Prandaj, është mirë për mua të pushoj nga të gjitha”, citohet të ketë thënë Teigen.