Showbiz

Anëtarët e grupit iranian të heavy metalit ikën nga shteti pas dënimit me 15 vjet burgim

Anëtarët e grupit të heavy metalit, “Iranian Arsames”, kanë ikur nga shteti, pasi që u dënuan me 15 vjet burgim për shkak muzikës që krijojnë.

Ky zhanër i muzikës konsiderohet të jetë shkelje e ligjeve strikte që ky shtet ka kundër blasfemisë. Edhe anëtarët e një bendi të ngjashëm të quajtur “Confes” ishin dënuar më 14 vjet burgim dhe 74 kamxhikë për muzikën e tyre.

Tani është konfirmuar që edhe anëtarët e bendit “Arsames” njëjtë si ata të “Confes”, kanë ikur nga shteti para se të arrestoheshin për vuajtje të dënimit.

Në një komunikatë, grupi “Arsames” ka thënë: “Muzika jonë është për kulturën tonë të lashtë, historinë, por ata mendojnë se ngase ulërasim dhe kemi muzikën e shpejtë, atëherë jemi satanistë! Kafkat në veshjet tona i lidhin me satanizëm”.

“A është krim qe luajmë muzikë metal?”, thanë ata. “A është krim që po flasim për historinë persiane? Po mendoni që jemi satanistë. A është krim që e duam muzikën tonë dhe shtetin tonë?”, thuhet në komunikatë.

Qeveria iraniane ende nuk ka komentuar për këtë çështje.