Showbiz

Kur të moshuarit nuk e njohin Dua Lipën

Descriptive Text

Dua Lipa ka qenë e ftuara e Jimmy Kimmel.

Pasi ka folur për tatuazhet e saj, “Dua Lipa Challenge” në TikTok e ka ndarë disa momente me fansat, ajo është lidhur drejtpërdrejt me disa të moshuar.

I ka pyetur se “A e njohin Dua Lipën” dhe çka mendojnë për të, veshjen e saj dhe muzikën që bën.

Askush prej tyre nuk e njohu, madje, njëra prej grave që u lidh në bisedë me të, i tha se veshja e saj në një fotografi “ishte e tmerrshme”.

Krejt në fund të bisedës, Lipa ju tregon që në fakt ajo vet është Dua Lipa.

Reagimet e tyre, mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.