Showbiz

Flack donte “të gjente lumturinë” me të dashurin

Descriptive Text

Ylli i televizionit Caroline Flack la një shënim para vdekjes së saj, në të cilin shkruante se ajo donte ‘’të gjente lumturinë’’ me të dashurin e saj Lewis Burton, u tha në dëgjimin e jurisë.

Ish-nikoqirja e “Love Island” dhe “X Factor” u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Stroke Newington, në Londër, në muajin shkurt.

Ndihmësi mjekësor ka gjetur një shënim, në të cilin thuhej: “Shpresoj që unë dhe Lewis një ditë të gjejmë lumturinë”, ka treguar Poplar Corner, kreu i gjykatës.

Në deklaratën e dhënë për gjykatë, Burton tha se herën e fundit që e ka parë atë “ajo nuk ishte mirë”, shkruan KOHA.

“Mediat vazhdimisht e goditnin karakterin e saj, shkruanin histori që e lëndonin… kryesisht e ndiqnin atë përditë”, tha Burton.

Flack vdiq gjersa po përballej me gjyqin, që e akuzonte atë për sulm ndaj tij – një sulm, që ajo e mohoi.

40-vjeçarja la punën e saj si prezantuese e “Love Island” e ITV2, shou i takimeve, në vazhdën e arrestimit të saj, dhjetorin e kaluar.

Ajo është akuzuar për sulm ndaj Z. Burton me një llambë, pasi policia ishte thirrur për shqetësim në shtëpinë e saj.