Showbiz

‘Mam, ja dola’, reperi shqiptar arrin suksesin e shumëpritur

Reperi i njohur me origjinë shqiptare, (Labinot) Gashi, po korr një sukses të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka sjellë prej kohësh projekte që janë kthyer menjëherë në hite.

Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, Gashi ka dhënë intervistë në prestigjiozen “Forbes”.

Ai ka treguar se do sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting.

Ky pa dyshim është një nga arritjet më të mëdha për momentin dhe ai e ka ndarë këtë lajm edhe në “Instagram”. “Shiko mam’, ja dola!”, shkruan reperi, transmeton Standard.

Gjatë intervistës Gashi ka folur mbi frymëzimin nga artistët e mëdhenj, si George Michael, si dhe frymëzimin nga muzika e viteve ’80.