Showbiz

Naya vdiq “brenda disa minutave”

Naya Rivera u fundos për vdekje “brenda disa minutave”, shkruhet në certifikatën e saj të vdekjes.

Detaje të reja rreth aksidentit fatal të aktores 33-vjeçare u shfaqën të enjten, tri javë pas vdekjes së saj tragjike në Liqenin Piru jashtë Los Angeles. Certifikata zbuloi gjithashtu se ylli i “Glee” u varros të premten e kaluar në varrezat e famshme të ‘Parkut Memorial’ të Forest Lawn në Hollywood Hills. Certifikata e vdekjes së Naya konfirmon disa fakte në lidhje me rastin, shkruan DailyMail.

Shkaku i vdekjes është renditur zyrtarisht si një “fundosje”, e cila ndodhi në Liqenin Piru, ku trupi i saj u gjet i 13-ti. Dokumenti gjithashtu thotë se nëna e një djali vdiq “brenda disa minutash”.

Më tej thuhet se ishte kryer një autopsi dhe përcaktoi se vdekja ishte aksidentale, pa shkaqe ose sëmundje themelore. Asnjë ilaç ose alkool nuk ishte i pranishëm në organizmin e saj. Varrezat tanimë janë bërë shtëpi e përjetshme për shumë njerëz të famshëm, ku atje po pushojnë të qetë edhe yjet si: Paul Walker, Nipsey Hussle, Lucille Ball dhe Liberace. Naya u zhduk të mërkurën, 8 korrik gjatë një vizite në Liqenin Piru me djalin katër vjeçar Josey.

Pas vdekjes së aktores së ndjerë, Naya Rivera, shumë postime i janë dedikuar asaj, ndërsa kujtonin momentet e kaluara me të. Njëra prej tyre është edhe motra e saj, Nickayla Rivera, e cila përmes rrjetit social Instagram, ka bërë një dedikim të veçantë për të, shkruan Daily Mail.

“Motër, nuk kam fjalë të përshkruaj se sa shumë të dashuroj. Afër ose larg, marrëdhënia jonë është e përjetshme. E pathyeshme. Ne ishim komplet të njëjta”. “Nuk e kam menduar asnjëherë jetën pa ty, ende nuk mund ta imagjinoj. Bota ime është fundosur”, kishte shkruar ajo. Të gjitha këto fjalë të përzemërta, ajo i kishte shkruar në përshkrimin e fotografive të vjetra që dyshja i kishin realizuar.

Ndërkaq, trupi i aktores ishte gjetur në liqenin Piru të Kalifornisë gjatë këtij muaji, disa ditë pasi u shpall e humbur. Fansat e nderuan me homazhe.