Të martën u bënë publike nominimet e edicionin e 72-të të ceremonisë shpërblyese “Emmy”.
Platforma digjitale Netflix ka arritur ta thyej rekordin e fitimit të më së shumti nominimeve në një vit të vetëm, duke i pranuar gjithsej 160 nominime. Kanali “HBO” e mbante këtë rekord në të kaluarën, me 137 nominime të fituara gjatë vitit 2019, transmeton Koha.
Sivjet seria më e nominuar është ajo “Watchmen”, me 26 nominime gjithsej, ndërsa pas saj renditen “The Marvelous Mrs. Maisel” me 20 nominime, “Ozark” dhe “Succession” me nga 18 nominime, dhe “The Mandalorian” dhe “Schitt's Creek”, me nga 15 nominime secila.
“The Mandalorian”, “Ozark” dhe “Succession”, po ashtu garojnë për çmimin kryesorë “Drama më e mirë”, krahas projekteve “Better Call Saul”, “The Crown”, “The Handmaid's Tale”, “Killing Eve” dhe “Stranger Things”.
Sa i takon kategorinë “Komedia më e mirë”, sivjet në garë janë seritë “The Marvelous Mrs. Maisel”, “Schitt's Creek”, “Curb Your Enthusiasm”, “Dead to Me”, “The Good Place”, “Insecure”, “The Kominsky Method” dhe “What We Do in the Shadows”.
“Watchmen” po ashtu garon në kategorinë “Seria më e mirë e limituar”, krahas projekteve mjaft të suksesshme televizive, “Little Fires Everywhere”, “Mrs. America” dhe “Unbelievable and Unorthodox”.
Ndërkaq, në kohën kur Amerikë është trazuar nga protestat dhe thirrjet për baraza racore, organizatorët e ceremonisë “Emmy” këtë vit kanë vendosur t’i vlerësojnë më shumë aktorë afrikano-amerikan, të tillë si: Issa Rae, Zendaya, Yvonne Orji, Kerry Washington, Anthony Anderson dhe Tracee Ellis Ross.
Edicioni i 72-të i shpërblimeve “Emmy” të cilat i nderojnë projektet më të mira televizive, do të organizohet në formë të rregullt, pavarësisht pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.
Ceremonia e cila mbahet më 20 shtator, do të prezantohet nga Jimmy Kimmel, i cili po ashtu shërben si producent ekzekutiv i kësaj ngjarjeje. Si rëndom ajo do të transmetohet live në kanalin ABC.