Showbiz

Kim Kardashian West shkon në Wyoming për ta takuar bashkëshortin Kanye West

 

Ylli televiziv, Kim Kardashian West, e cila i ka kaluar disa javë të vështira në qendër të vëmendjes së mediave botërore, si pasojë e shpërthimit emocional online të burrit të saj, Kanye West, i cili e turpëroi atë publikisht, ka udhëtuar drejt shtetit Wyoming për ta takuar bashkëshortin e saj, për herë të parë prej se ka ndodhur incidenti në fjalë.

Çifti është spikatur në veturë jashtë restorantit “Wendy’s”, derisa po bëheshin gati të kthehen në qytezën Cody, ku reperi i famshëm po qëndron në fermën e tij 14 milionë dollarësh, transmeton Koha.