Showbiz

Jetë mes drogës dhe alkoolit e Johnny Deppit, Gjykata fundos “Piratin e Karaibeve”

Jeta e Johnny Depp ka qenë kaotike mes drogës dhe alkoolit. Gjykata e Lartë në Londër ka nxjerrë pamjet e yllit mes drogës dhe alkoolit.

Protagonisti i filmit “Piratët e Karaibeve” ka paditur gazetën “The Sun” që e ka quajtur “rrahës i grave”, për çka Depp ka thënë se janë pretendime të sëmura dhe të pavërteta.

Depp pranon se ka përdorur kokainë gjatë asaj që ai quan “periudha e tij peruviane”, dhe thotë se ish-gruaja e tij shfrytëzon përdorimin e drogave për ta quajtur “monstër”.

Në foto tregohej masa e vërtetë e abuzimit të Depp me substancat. Imazhet e marra në vitin 2013 shfaqen për herë të parë për publikun.

Në një prej tyre shihet një mori drogash të vendosura në një tavolinë të xhamtë. Në një tjetër shihet një gotë uiski pranë një kutie të drunjtë e mbishkruar me fjalët “Pronë e JD” dhe me kafkë e kocka të kryqëzuara përpara.

Një kartë krediti qëndron pranë katër vizave të pluhurit të bardhë që besohet se është kokainë, dhe një tub plastik për thithje narkotikësh. Në një tjetër shihen viza pluhuri të bardhë mbi një banak të mermertë, pranë një karte banke dhe një cope letre të rrotulluar tub.

Image