Showbiz

“Plas” mes miqve, Kanye West bën deklaratën e papritur për Trump

Reperi i njohur amerikan, Kanye West ka hequr nga koka kapelën e tij MAGA (Make Amerika Great Again).

Ky ishte rrëfimi i tij në intervistën katër orësh që ka bërë me revistën Forbes, e cila u botua të mërkurën.

Kanye që është kritikuar shumë për shkak të mbështetjes së tij për presidentin Donald Trump, ka thënë se e ka humbur tashmë besimin te kryekomandanti në fuqi.

“Mua më duket gjithçka një ngatërresë e madhe. Nuk më pëlqeu që ai u fsheh në bunker”, shtoi ai duke iu referuar raporteve në qershor ku Trump u zhvendos në një bunker për pak kohë pas protestave para Shtëpisë së Bardhë mbi padrejtësitë dhe brutalitetin e policisë.

I njëjti thotë se do të kandidojë për president, por që deri më tani nuk ka marrë ende asnjë hap konkret në këtë drejtim.