Showbiz

Chrissy Teigen është lodhur nga njerëzit në rrjetet sociale

Ylli televiziv, Chrissy Teigen, po e limiton kohën të cilën do ta kalojë në rrjetet sociale, sepse është lodhur nga njerëzit negativ.

Ish-modelja 34-vjeçare e cila i ka rreth 13 milionë ndjekës në Twitter dhe më shumë se 30 milionë në Instagram, e ka bërë të ditur lajmin se ka vendosur të shkëputet për ca kohë nga rrjetet sociale ngase nuk ka durim dhe energji për t'u marrë më me njerëzit, transmeton Koha.

Duke iu përgjigjur një videoje në Twitter e cila e shfaq një grua e cila i hedhë në tokë produktet e blera në një supermarket, pasi i kërkohet nga shitësit që të vërë maskë për shkak të pandemisë, Teigen tha: "Jam lodhur shumë nga njerëzit e tillë. Kjo është arsyeja pse e kam limituar kohën që e kaloj në rrjete sociale. Nga 20 orë në ditë, kam kaluar në 20 minuta në ditë të cilat i kaloj online. Nuk mund të duroj më shumë."

Teigen e cila u martua me këngëtarin John Legend në vitin 2013, me të cilin i ka dy fëmijë, Luna dhe Miles, pëlqehet nga publiku për spontanitetin dhe sinqeritetin që e tregon në postimet e saj, ku kryesisht ndanë momente nga jeta e saj familjare.

Modelja e famshme po ashtu shquhet për sensin e mirë të humorit, dhe betejat me fjalë të cilat i shkëmben herë pas here në Twitter, me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.