Showbiz

Filmi “Without Remorse” është shtyrë për vitin 2021

Filmi “Without Remorse” është shtyrë për vitin 2021

Lansimi i filmit të ri të aktorit Michael B. Jordan, “Without Remorse”, është shtyrë për vitin 2021.

Adaptimi i studios “Paramount” i romanit të famshëm të autorit, Tom Clancy, ishte planifikuar të lansohet në ekran të madh në fillim të muajit tetor, por studioja e njohur filmike tashmë e ka bërë të ditur një datë të re të lansimit, që është 26 shkurti i vitit të ardhshëm.

Vendimi për shtyrjen e filmit vjen si rezultat i pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, e cila e ka kapluar mbarë globin, transmeton Koha.

Deri më tani, disa filma të mëdhenj hollywoodian i kanë ndryshuar datat e lansimit nëpër kinema, e disa të tjerë janë publikuar nëpër platforma digjitale, pasi industria e filmit dhe televizionit është pezulluar në tërësi nga fillimi i këtij viti.

Jordan do ta portretizojë ushtarin e Marinës, John Clark, i cili vendosë të marrë hak ndaj vrasësve të gruas së tij.

Aktori Jamie Bell së fundmi i është bashkuar ekipit të filmit, regjinë e së cilit do ta bëjë Stefano Sollima, të bazuar mbi skenarin e Taylor Sheridanit.

Bell në film vjen në rolin e zëvendës drejtorit të operacioneve në CIA, Robert Ritter, i cili ndihmon në rekrutimin e Clarkut në agjenci.

Studioja “Paramount” i ka kaluar disa vjet duke u munduar ta fitojë të drejtën autoriale për adaptimin e këtij tregimi në ekran të madh, derisa yjet, Ryan Reynolds dhe Chris McQuarrie, besohet të ketë qenë të përfshirë në këtë projekt.

Michael B. Jordan, i cili po ashtu shërben si producent i filmit të ardhshëm, bashkë me Akiva Goldsmanin, Josh Appelbaumin dhe Andre Nemecun, gjithashtu do ta luaj rolin protagonist në një projekt të ri filmik me titull, “Rainbow Six”, xhirimet e së cilit planifikohet të nisin këtë vit.