Emisioni “Express” prej 6 korrikut vjen me formatin e verës.
“Express Summer”, nga showbizi deri te kultura, me imazh shumëngjyrësh, sjell te shikuesit freski dhe pasdite relaksuese.
Moderatore e emisionit do të jetë Argjirë Zhushi, e bashkë me drejtuesen do të vijnë edhe shumë rubrika e përmbajtje e re.
Gjatë korrikut, “Express Summer” vjen në transmetim çdo ditë pune nga ora 16:30, derisa gjatë gushtit do të vijë në transmetim nga e hëna deri të enjten me fillim nga ora 20:00.