Showbiz

Erno: Rinesance, artistja ideale për të qenë pjesë e “PINT”

Në Top Koha Music këtë javë për rubrikën “Bam Bum” është përgjigjur Erno, artisti nga grupi muzikor “PINT”.

Në pesë pyetjet e balonave Erno thotë që artisja ideale për t’iu bashkangjitur këtij grupi, është Rinesa Qeriqi e njohur si Rinesance.

Për këngëtarin “PINT”, nuk është vetëm një grup muzikor por një familje.

Kështu nga kjo harmoni grupore kanë rezultuar edhe shumë bashkëpunime të suksesshme, por sipas këngëtarit më i suksesshmi është ai me reperin Lluni i titulluar “Du Me Pi”.

Këtë vit nga Erno do të kemi projekte të reja muzikore, por jo një album të plotë.