Showbiz

Charlize Theron nuk ka pasur në plan të martohet me aktorin Sean Penn

Descriptive Text

Çifti i dikurshëm i showbizit, Charlize Theron dhe Sean Penn, ishin lidhur në vitin 2013 dhe një vit më vonë mediat filluan të spekulojnë se ata ishin fejuar, por aktorja 44-vjeçare, Theron, tani e ka konfirmuar lajmin se Penn asnjëherë nuk i kishte kërkuar martesë dhe ajo nuk e kishte në plan të martohej me të.

Në një intervistë të fundit, Theron u pyet rreth spekulimeve se ka qenë e fejuar me 59-vjeçarin Penn, dhe aktorja u përgjigj: “Çfarë? Jo. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk isha në prag të martesës me Seanin. Ne thjeshtë ishin në lidhje ekskluzive e cila nuk zgjati për shumë kohë. Ne nuk kemi bashkëjetuar dhe unë asnjëherë nuk kisha në plan të martohesha me të. Raporti ynë nuk ishte i tillë.”

Aktorja e filmit “Bombshell” më pas e pranoi se nuk e ka në mend të martohet në një të ardhme të afërt, transmeton Koha.

Duke folur në emisionin e radios SiriusXM, “The Howard Stern Show”, Theron deklaroi: “Unë kurrë nuk kam dashur të martohem. Martesa nuk është diçka e rëndësishme për mua. Falë dashurisë së fëmijëve të mi dhe prezencës së tyre në jetën time, unë asnjëherë nuk jam ndier e vetmuar.”

Tutje, aktorja tha se njerëzit gjithmonë reagojnë çuditshëm kur mësojnë se ajo nuk mendon të martohet ndonjëherë.

Charlize Theron është një aktore e lindur në Afrikën Jugore më së miri e njohur për role në filma me buxhet të lartë si, “Monster”, për të cilin e fitoi një shpërblim “Oscar”, “Snow White and the Huntsman”, “Mad Max: Fury Road”, “The Fate of the Furious” dhe “Atomic Blonde”.

Sa i takon jetës personale, aktorja gjithmonë ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së publikut. Ajo ka qenë në lidhje të gjatë me aktorin, Stuart Townsend. Dyshja ishte takuar në sheshin e xhirimeve të filmit “Trapped” në vitin 2002, por pas tetë vjetësh, çifti kishte vendosur të ndahej në janar të vitit 2010.

Tre vjet më vonë ajo e filloi një lidhje romantike me aktorin Sean Penn, por përfunduan duke u ndarë vetëm dy vjet më vonë.

Në vitin 2012 aktorja Theron e adoptoi një djalë të quajtur Jackson dhe pas tre vjetësh e adoptoi edhe një vajzë. Ndërkaq në vitin 2019, ajo e bëri të ditur lajmin se djali i saj Jackson është transgjinor, dhe identifikohet si vajzë.