Showbiz

Robert De Niro dhe Anne Hathaway do të ribashkohen për filmin “Armageddon Time”

 

Dyshja e famshme e kinematografisë, Robert De Niro dhe Anne Hathaway, të cilët kanë luajtur së bashku në komedinë e vitit 2015 “The Intern”, besohet se do të aktrojnë sërish krahas njëri-tjetrit në dramën e ardhshme, “Armageddon Time”, e cila bazohet në kujtimet e fëmijërisë së regjisorit James Gray.

Sipas portalit “Variety”, De Niro dhe Hathaway, i janë bashkuar aktorëve tjerë yje të hollywoodit, Cate Blanchett, Oscar Isaac dhe Donald Sutherland, në realizimin e këtij projekti.