Ylli televiziv Kylie Jenner e shoqëroi vajzën e saj 2-vjeçare, Stormi, të cilën e ka me reperin e famshëm Travis Scott, në ballinën e revistës “Vogue Czechoslovakia”. Fotosesioni i përfshirë në numrin e fundit të revistës ishte realizuar me “iPhone” në shtëpinë e Jennerit, ku ajo po qëndron e vetizoluar në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit.
Në ballinë, nënë e bijë shfaqen të përqafuara dhe artikulli e mban titullin, “Përralla para gjumit me Kylie Jenner & Stormi”, transmeton Koha.
Fotografia e dyshes, Kylie dhe Stormi, është realizuar nga fotografët, Luca dhe Alessandro Morelli, të cilët përmes aplikacionit “Zoom” kanë arritur ta shkrepin këtë foto të mrekullueshme e cila e shfaq më së miri dashurinë mes nënës dhe vajzës së saj.
Bukuroshja Jenner, po ashtu i ka ndarë disa fotografi nga ky fotosesion me 181 milionë ndjekësit e saj në Instagram, të shoqëruara me mesazhin: “E dua aq shumë këtë fëmijë sa që më duket sikur do të shpërthej nga dashuria… Nganjëherë e shikoj atë dhe filloj të qajë ngase më kujtohet që kurrë më nuk do të jetë kaq e vogël. Kush do ta kishte menduar se një person kaq i vogël do ta zinte një vend aq të madh në zemrën time. Zoti nuk ka bërë gabime me ty Stormi… Prapaskenat e fotosesionit për @vogueczechoslovakia.”
Para pak ditësh ylli 22-vjeçar i shout “Keeping Up with the Kardashians”, Kylie Jenner, e kishte postuar një fotografi ku shihej duke e përqafuar vajzën e saj, dhe përmes së cilës e kishte pranuar se Stormi është ilaçi i saj për çdo gjë.
Stormi në të kaluarën ishte përfshirë në ballinën e revistës “Harper's Bazaar Arabia”, duke e shoqëruar nënën e saj.