Showbiz

Big Sean thotë se nuk ndihet i barabartë

Reperi i njohur 32-vjeçar, Big Sean, ka folur hapur për eksperiencën e tij si afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se kurrë nuk është ndjerë i lirë, transmeton Koha. Ai po ashtu bëri thirrje për ndryshime drastike në shoqërinë e këtij shteti.

Përmes një videoje të postuar në Twitter dhe Instagram, reperi tha: “Pra dëshironi të flasim për shtetin e shquar për barazi dhe liri? Unë nuk ndihem i barabartë apo i lirë në vendlindjen time. Prandaj, le të flasim hapur dhe ta ngremë zërin për ndryshime drastike në Amerikë.”

View this post on Instagram

From the heart #BlackLivesMatter

A post shared by BIGSEAN (@bigsean) on

Ylli i hitit “Single Again”, bëri thirrje për drejtësi në rastin e vdekjes së “George Floydit, i cili vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar nga polici, Derek Chauvin, i cili në pamjet e incizuara me telefona mobil nga disa kalimtarë të rastit, shihet duke qëndruar me gju mbi qafën e viktimës për nën minuta, pavarësisht se ai po i lutej të largohej ngase nuk po mund të merrte frymë.

Chauvin së bashku me policët e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, janë pushuar nga puna si dhe ai është paditur për vrasje.

“Më në fund e kemi vëmendjen e mbarë botës. Drejtësia duhet të shërbehet në këtë rast. Nuk ka diskutim rreth kësaj. Dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë nuk mendoj se gjërat do të ndryshojnë për të mirë për komunitetin afrikano-amerikan,” ka shtuar tutje Big Sean.

Big Sean, i cili dikur ishte në lidhje romantike me pop yllin Ariana Grande, gjithashtu foli për eksperiencën e tij në protesta si dhe tregoi se ka pasur shumë njerëz që i janë bashkuar turmave të njerëzve, me motive tjera.

Tutje, reperi diskutoi edhe për historinë e diskriminimit në mbarë Amerikën, si dhe deklaroi që shteti ka themele të racizmit.