Showbiz

Ariana Grande kujton sulmin terrorist në Manchester

Këngëtarja e njohur Ariana Grande, në 3-vjetorin e sulmit terrorist në Manchester Arena, ka dhënë një mesazh për fansat e saj.

26-vjeçarja e bëri postimin sot në Instagram, ndonëse përvjetori shënon nesër më 22 maj.

“Dua të marr një moment për të pranuar dhe dërguar dashurinë time për të gjithë ata që po ndiejnë trishtimin në përvjetorin e tretë që vjen këtë javë”, ka shkruar ajo.

Sulmi terrorist i kryer nga Salman Abedi, 22-vjeçar, ndodhi më 22 maj 2017 dhe rezultoi në vdekjen e 23 personave ndërsa 139 persona u plagosën.

Image