Showbiz

Ana de Armas e mahnitur me aftësitë prindërore të aktorit Ben Affleck

Ylli i njohur latin Ana de Armas, është e mahnitur me aftësitë prindërore të të dashurit të saj, Ben Affleck, i cili po i rrit fëmijët e tij bashkë me ish-bashkëshorten, Jennifer Garner.

Aktorja 32-vjeçare është në lidhje romantike me aktorin dhe regjisorin e shpërblyer me Oscar, i cili i ka tre fëmijë, Violeta, Seraphina dhe Samuel, me ish bashkëshorten e tij Garner. Dhe duke e parë atë në detyrat prindërore, de Armas thotë se është impresionuar në veçanti me aftësitë e tij prej babai, transmeton Koha.

Një burim i afërt i çiftit për “Us Weekly” citohet të ketë thënë: “Ana mendon se Beni është një mashkull shumë i mirë dhe i dashur. Ajo e adhuron mënyrën se si ai arrin ta balancojë punën, me fëmijët e tij të cilët po i rritë bashkë me Jenniferin. Ai madje nuk e lë asnjëherë anash Anan, pavarësisht se fëmijët e tij janë gjëja më e rëndësishme në jetë.”

Ndërkohë, ky burim ka shtuar se çifti është shumë i lumtur së bashku, dhe po ia kalon shumë mirë në karantinë gjatë kësaj kohe të pandemisë së koronavirusit.

Affleck dhe de Armas po qëndrojnë të izoluar në Los Angeles, dhe e kanë shfrytëzuar këtë kohë për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

Dyshja e kishte bërë publike lidhjen në mars të këtij viti, kur shkuan së bashku për pushime në vendlindjen e aktores latine, Kubë dhe në Costa Rica.

Aktorja e filmit “Knives Out”, po ashtu ka deklaruar se është e mahnitur me faktin se sa përkrahës është treguar Afflecku, deri në këtë pikë të lidhjes së tyre.