Në emisionin “Express” në KTV, i ftuar ishte aktori i njohur Edi Kastrati. Ai gjatë bisedës përmes lidhjes direkte ka zbuluar se së fundmi ka pësuar një incident – kafshim nga qeni.
Kastrati, po ashtu, ka zbuluar se ishte i ftuar për iftar te një shok i cili ka një qenë të racës ‘Hachiko’, dhe pasi i është afruar që ta ledhatonte ai e ka kafshuar.
“Ishim në iftar te një shok. Krejt jetën kom pasë qen edhe i du kafshët. Shkova me prek qenin e shokut, racën e ka ‘Hachiko’... Edhe kur u afrova, ma hongër komplet pjesën e dorës, edhe bajagi si shumë, ma ka qky krejt. Shkova pastaj në spitalin e Gjakovës edhe e qepa dorën”, tregoi aktori Kastrati.
Aktori Kastrati është Drejtor i Teatrit në Gjakovë si dhe është i angazhuar nëpër shfaqje të ndryshme.
“Më ka hongër qeni. Jam numër katër edhe si drejtor i teatrit e kam lejen për të shku me kontrollu objektin”, shtoi aktori.
Për më tepër, shikoni bisedën e plotë në video më poshtë.