Showbiz

Sylvester Stallone e ka konfirmuar lajmin e realizimit të filmin “Demolition Man 2”

Sylvester Stallone e ka konfirmuar lajmin e realizimit të filmin “Demolition Man 2”
 

Aktori 73-vjeçar, Sylvester Stallone, kishte luajtur krahas yjeve Wesley Snipes dhe Sandra Bullock, në filmin fantastik-shkencor të vitit 1993, “Demolition Man”. Dhe tani ai e ka konfirmuar lajmin se është duke punuar në vazhdimin e shumëpritur të këtij projekti, transmeton Koha.

Duke iu përgjigjur adhuruesve në Instagram, Stallone i pyetur nëse do të ketë ndonjë vazhdim të filmit “Demolition Man”, tha: “Mendoj se një vazhdim i dytë është duke ardhur së shpejti. Aktualisht jemi duke punuar rreth këtij projekti me studion ‘Warner Bros’, dhe gjërat po duken shumë mirë. Prandaj, po, mund ta konfirmoj se ky film do të realizohet së shpejti.”