Showbiz

“Guns N’ Roses” e kanë anuluar turneun evropian të vitit 2020

“Guns N’ Roses” e kanë anuluar turneun evropian të vitit 2020
 

Bendi i njohur i muzikës “Guns N’ Roses” i cili ishte planifikuar që gjatë këtij muaji të performonte në qytete si, Londra, Glasgow dhe Dublini, është detyruar ta anulojë turneun e tyre të ardhshëm në Britani të Madhe dhe Evropë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të hënë, grupi i njohur i muzikës rok i informoi fansat për këtë vendim, duke thënë se janë shumë të pikëlluar që turneu i planifikuar nuk do të mbahet.