Showbiz

Miley Cyrus “nuk e ka idenë” për problemet që sjell pandemia

Miley Cyrus “nuk e ka idenë” për problemet që sjell pandemia
Foto: Reuters

Këngëtarja me famë Miley Cyrus, ka thënë se “nuk e ka idenë” se si është jeta gjatë pandemisë se koronavirusit për shkak të pozitës se privilegjuar që ka në jetë.

Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” është e vetëdijshme që shumë njerëz kanë vështirësi me masat e distancimit social, sepse mund të kenë humbur punët apo janë të mbyllur në shtëpi të vogla pa mundësinë për të kaluar kohë në ambient të jashtëm, andaj ndihet fatlume që ka një jetë “të rehatshme” dhe nuk duhet të kalojë vështirësi gjatë këtyre kohërave të pasigurta.