Showbiz

Ava Max do të interpretojë kolonën zanore të filmit më të ri të “Scooby Doo”

 

Ndonëse po qëndron në vetizolim Ava Max nuk po rri duarkryq. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, është duke punuar për këngën e saj të re, e cila do të jetë kolonë zanore për një film të animuar, mjaft të njohur.

Bëhet fjalë për filmin e ri “Scoob”, i cili vjen si një ripërpunim i veçantë i personazhit të famshëm “Scooby Doo”. Për kolonat zanore të këtij albumi janë përgatitur rreth 12 këngë, të cilat janë përfshirë në një album, njërën prej të cilave e interpreton artistja shqiptare.