Showbiz

Adele shfaqet e panjohur në fotografinë e postuar për ditëlindje

Adele shfaqet e panjohur në fotografinë e postuar për ditëlindje

Këngëtarja shumë e dashur për publikun mbarëbotëror, Adele, vjetëve të fundit ka pësuar ndryshime të mëdha, si në jetën private ashtu edhe profesionale.

Ajo u shkurorëzua nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, me të cilin e ka një fëmijë, u largua plotësisht nga vëmendja e publikut, gjatë së cilës kohë edhe filloi të punojë rreth albumin të saj të radhës, si dhe ndryshoi pamje tërësisht duke humbur peshë të madhe, transmeton Koha.

Por edhe dukjen e saj të re, këngëtarja e mbajti të fshehur duke u shfaqur rrallë në publik, dhe si pasojë ekzistonin shumë pak fotografi nga paparacit ku mund t'i shihnim këto ndryshime.

Mirëpo, më në fund, Adele ka vendosur që në ditëlindjen e saj të 32-të ta postoj një fotografi në rrjetet sociale ku duket fantastike, dhe mezi mund ta njohim.

“Faleminderit për dashurinë që ma keni dhuruar për ditëlindje. Shpresoj që po qëndroni të shëndetshëm fizikisht dhe mentalisht gjatë kësaj periudhe të çmendur nëpër të cilën po kalojmë. Dua t’i falënderojë të gjithë punëtorët e frontit të parë të cilët po i rrezikojnë jetët e tyre për të na mbrojtur. Ju vërtetë jeni engjëjt tanë. 2020, OK, tung dhe faleminderit!,” kishte shkruar Adele në mesazhin e saj të postuar në Instagram.