Showbiz

Tom Hardy e publikoi posterin e filmit të tij të ri “Capone”

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Tom Hardy, e ka ndarë posterin e filmit të tij të ri, “Capone”, me fansat në rrjetet sociale, i cili e shfaq yllin e hollywoodit të transmformuar në kriminelin e famshëm botëror.

View this post on Instagram

Capone May 12 Chasing Fonzo ♠️?

A post shared by Tom Hardy (@tomhardy) on

Në trailerin zyrtarë të filmit të publikuar ditë më parë, Hardy shihet duke e portretizuar Al Caponen të sëmurë dhe në moshë të shtyrë. Ky projekt është biografi e një prej gangsterëve më të njohur të Amerikës, transmeton Koha.

Lajmi për realizimin e këtij projekti kinematografik ishte bërë i ditur në vitin 2018, pasi ylli i filmit “Mad Max” e publikoi një fotografi nga sheshi i xhirimeve, ku mezi njihej nga grimi që i kishin vënë për t’u dukur më në moshë.

Fillimisht filmi “Capone” ishte planifikuar ta ketë lansimin nëpër kinematë botërore, por duke qenë se kinematë janë të mbyllura, filmi do të lansohet më 12 maj përmes sistemit “Video On Demand”, dhe shikuesit kanë mundësi ta marrin atë me qira për 48 orë.

Distributor të filmit janë produksionet “Vertical Entertainment” dhe “Redbox Entertainment”, të cilat janë të specializuara në lansimet e projekteve me porosi.

Filmi “Capone” e sjell aktorin Tom Hardy në rolin e gangsterit Al Capone, në moshën 47-vjeçare. Pas kalimit të dhjetë vjetëve në burg, ai fillon të vuajë nga dementia, si dhe përndiqet nga e kaluara e tij e dhunshme.

Al Capone e kishte udhëhequr mafinë e Chicagos gjatë viteve ’20, dhe ishte burgosur në vitin 1932 për evazion fiskal.

Në pjesën më të madhe të filmit aktori i famshëm hollywoodian Hardy shfaqet si një burrë i pashëndetshëm, i cili jeton në një shtëpi luksoze në Floridë. Në film gjithashtu luajnë aktorët: Kyle MacLachlan, Linda Cardellini, Jack Lowden, Matt Dillon dhe Neal Brennan.

Josh Trank, i cili njihet për regjinë e filmave të tillë, si “Chronicle” dhe “Fantastic Four”, gjithashtu e ka shkruar skenarin e filmit “Capone”. Ndërsa si producent të këtij projekti shërbejnë Russell Ackerman, Lawrence Bender, Aaron L. Gilbert dhe John Schoenfelder.

Ndërkohë, Tom Hardy, javën që e lamë pas e kaloi duke lexuar tregime për fëmijë, të cilat u transmetuan në kanalet e dedikuar më të vegjëlve.