Showbiz

Emilia Clarke u ofron donatorëve mundësinë të darkojnë me të

Adhuruesit e aktores, Emilia Clarke, mund ta fitojnë një darkë me idhullin e tyre, nëse dhurojnë të holla për fondacionin e saj bamirës “SameYou's COVID-19 Relief Fund”.

Fondacioni i yllit të serisë “Game of Thrones” i cili ka për qëllim t’i ndihmojë personat me lëndime të trurit, tani e ka krijuar një sektor të ri i cili ndihmon në luftimin e pandemisë së koronavirusit, dhe në shkëmbim të donacioneve për këtë kauzë, aktorja e famshme britanike e ka vënë veten në ankand, duku e iu ofruar fansave të saj mundësinë për ta fituar një darkë virtuale me të, transmeton Koha.

Përmes një videoje të postuar në Instagramin e saj, Clarke shpjegoi: “Përshëndetje të gjithëve! Po iu drejtohem me një kërkesë të vogël. A do të më ndihmoni t’i mbledh 250.000 funte për fondacionin “SameYou's COVID-19 Relief Fund? Dhe në formë falënderimi, si iu duket mundësia për të darkuar me mua? Në mënyrë virtuale natyrisht. Gjërat do të shkojnë kështu... pasi ju ta bëni donacionin tuaj, mund të klikoni në një link ku më pas fillon procesi i përzgjedhjes, dhe në fund, 12 persona fatlum do të kenë mundësinë të më bashkëngjiten në një darkë virtuale. Gjatë kësaj kohe mund të diskutojmë për shumë gjëra si, izolimi, frika, do të shikojmë video qesharake dhe të tjerë. Do të jetë një eksperiencë vërtetë argëtuese.”

Tutje, aktorja tregoi se çfarë pune do të kryej fondacioni “SameYou's”.

Në mënyrë që të lirohen shtretër në spitale për pacientët e koronavirusit, njerëzit të cilët janë duke e marrë veten nga lëndimet e trurit, do të detyrohen të largohen më herët nga spitali.

“Same You” do t’i dhuron paratë e mbledhura për krijimin e një klinike online për këta pacient, në mënyrë që të mos ndihen të izoluar gjatë periudhës së shërimit.