Showbiz

Dua Lipa lansoi videoprojektin “Break My Heart”

Foto: Dua Lipa/Instagram

Një ditë para lansimit të parakohshëm të albumit “Future Nostalgia”, këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa ka vendosur t’i “shpërblejë” fansat me një videoprojekt të ri muzikor.

“Break My Heart” titullohet kënga më e re e albumit të dytë të Lipës, e cila vjen me shumë ritëm, duke e trajtuar temën e dashurisë si dhe e shoqëruar me një videoklip fantastik, transmeton Koha.

Kjo është kënga e katërt e albumit “Future Nostalgia”, pas atyre “Don’t Start Now”, “Physical” dhe “Future Nostalgia” të cilat kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme në platformat muzikore.

Këto javët e fundit, Lipa ka qenë në qendër të vëmendjes së portaleve dhe mediave botërore, të cilat e kanë përshkruar atë si një prej yjeve më të fuqishme dhe më të përkryera të muzikës pop, e cila nuk frikësohet asnjëherë ta shprehë mendimin e saj, përmes muzikës të cilën e kultivon.

“Break My Heart” që edhe një herë e sjellë këngëtaren kosovaro-britanike me shumë ngjyra, tashmë është lansuar në YouTube ku po merr shumë klikime nga adhuruesit e saj.