Showbiz

Ellen DeGeneres në ankth me situatën e shkaktuar nga koronavirusi, sikur të gjithë ne

Foto: Reuters

Prezantuesja e njohur televizive, Ellen DeGeneres, po i nxitë njerëzit t’i dëgjojnë këshillat e “personave më të mençur” të cilët na tregojnë çfarë të bëjmë, derisa bota po vazhdon të ballafaqohet me periudhën e vetizolimit, për shkak të koronavirusit.

Komedianja e famshme amerikane e ka postuar një video-mesazh në Instagramin e saj, ku shfaqet duke ecur nëpër rrugët e lagjes teksa rrëfehet se si po ndihet në karantinë, transmeton Koha.

“Ok, tung të gjithëve. Kam vendosur të veproj sikurse gjithë të tjerët, që është, të eci nëpër rrugë në vend se të qëndroj e mbyllur brenda në shtëpi. Edhe unë si të tjerët por ndihem e tronditur, e çmendur dhe në ankth, duke menduar çfarë do të ndodhë me këtë pandemi dhe sa do të zgjasë kjo periudhë. Prandaj, doja vetëm t’iu them të qëndroni të sigurt. Kushtoni vëmendje këshillave që po na i japin. Kështu, kjo situatë do të kalojë më shpejtë, pra nëse i dëgjojmë këshillat e njerëzve më të mençur. Ju përshëndes, dhe mos harroni të ushtroni. Kujdesuni për veten tuaj gjatë periudhës së vetizolimit,” ka deklaruar prezantuesja e “The Ellen Show”, për miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

 

 

Deri më tani, në Amerikë janë shënuar 55.200 raste me persona të prekur nga COVID-19, 802 prej tyre kanë vdekur dhe 379 janë shëruar.