Aktorja Debi Mazar konfirmohet me koronavirus Foto: Reuters

Aktorja Debi Mazar konfirmohet me koronavirus

23 March 2020 13:00

Ylli 55-vjeçar i filmit dhe televizionit, Debi Mazar, e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta bërë të ditur lajmin se është diagnostikuar me këtë sëmundje vdekjeprurëse, por megjithatë, aktorja i ka siguruar fansat se aktualisht po ndihet mirë me shëndet.

Aktorja e lindur në New York e cila e i ka dy vajza, Giulia 14-vjeçare dhe Evelina 17-vjeçare, e kishte postuar një mesazh në rrjetet sociale ku shkruhej: “Sapo kam rezultuar pozitive me koronavirus. JAM MIRË! Para një muaji e gjithë familja ime ishte sëmurë me temperaturë, kokëdhimbje, kollë të lehtë dhe dhimbje të trupit, por e kaluan këtë gjendje shumë shpejtë. Mendova se ishte një grip sezonal. Dy javë më vonë, unë fillova t’i kem të njëjtat simptoma por me dhimbje më të theksuara. Mendova se kjo po ndodhte ngase më kishte rënë imuniteti por megjithatë u konsultova me mjekun i cili më tha se nuk kam nevojë të testohem për COVID-19, sepse nuk i përmbushja kriteret e kësaj sëmundjeje. Fillimisht ata më testuan për grip dhe kur rezultatet dolën negative, atëherë vendosën të më testojnë për koronavirus me të cilën edhe në diagnostikuan. Aktualisht, unë bashkë me familjen jemi të vetizoluar dhe po mundohem ta marrë veten nga kjo sëmundje.”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I have just tested positive for Covid-19.I AM OK! About a month ago my entire home(husband and two teen daughters) got an odd bug- Low grade fever,headaches,sore throat,body aches,ears ringing and a dry cough.It cleared up quickly.Seasonal I thought?but it felt unusual/different... Two weeks later,March 15th,I woke up with all those same symptoms but super intense body aches,and 102.4 fever.I figured maybe I got the flu or..Corona?😬 I had had cocktails the evening prior,and smoked a few cigarettes. I figured I had jacked my immune system from having a fun night with friends.I called a doctor/friend to ask if I could get the Covid-19 test on 3/16.He said NO,I didn’t meet the criteria.I hadn’t recently traveled out of the country&I hadnt been with someone who had actually tested positive.I found this kind of a CRAZY criteria for a NY’er as I had taken the subway,gone to the theater,the grocery store,the pharmacy,hair salon,etc.I was the Mom who was trying to prepare the home and get supplies&bleach wipes,dry goods.extra food etc. Because we have Italian family in Italy and we follow the news closely,my biggest panic was why were they not closing schools in NYC &forbidding movement outside the home without permission,like China and all of Europe? Prospect Park yesterday,i hear was jumpin’! A friend told me that CityMD/Urgent Care in my neighborhood had test kits,which appealed to me as I wanted to stay away from the hospital. I went on 3/17.First I was tested for the flu-which was negative.Then they tested me for Covid-19. I was sent home and told to quarantine myself until I had results,which would take 3-7 days(in S.Korea it takes two hours) Well..today is day 5 and I just found out.Im hoping I’ve been through the worst of it already.Its very “morphy”.One day I feel crappy and the next I’m normal.Today my lungs are heavy,but I’m tough. I can breath,and I’m going to heal here,in my own home!My family is under quarantine for 14 days.They have no symptoms.I think we all had it possibly already?Who knows. Anyhow,stay home people!Protect yourselves&your loved ones.Build up your immune systems.Good Luck&God Bless us all! #alonetogether #physicaldistancing #stayhome

A post shared by Debi Mazar (@debimazar) on

 

Tutje aktorja u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ta mbrojnë veten dhe të afërmit, ta forcojnë imunitetin si dhe u ka uruar fat të gjithë atyre që po luftojnë me koronavirusin, transmeton Koha.

Debi Mazar njihet për rolet dytësore në projekte të tilla si: “She’s Funny That Way”, “Home Alone”, “Entourage”, “Be Cool”, “Younger” dhe të tjerë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme