Kënga e re e Rita Oras e ka ndihmuar atë ta tejkalojë zemërthyerjen

Kënga e re e Rita Oras e ka ndihmuar atë ta tejkalojë zemërthyerjen

23 March 2020 08:46

Këngëtarja 29-vjeçare, Rita Ora, e ka pranuar se hiti i saj i fundit “How To Be Lonely” i shkruar nga Lewis Capaldi, e ka ndihmuar atë t'i vë gjërat në perspektivë pas ndarjes nga i dashuri.

Ora e cila së fundmi u nda nga aktori i ri, Rafferty Law, dhe në të kaluarën ka qenë në lidhje me yje të tillë si, Calvin Harris dhe Ricky Hil, për radio BBC tha: “Kisha kaluar nëpër një ndarje pas së cilës fillova të mendoj se si jam e vetmuar dhe nuk më pëlqente kjo ndjenjë. Por më pas mu ofrua kjo këngë e cila kishte shumë kuptim për mua, dhe më bëri të ndihesha më mirë për veten.”

Ndarja e bukuroshes me prejardhje kosovare, Rita Ora nga Rafferty Law, që është djali i aktorit të njohur hollywoodian, Jude Law, erdhi në mënyrë të natyrshme pasi dyshja kishte angazhime të shumta të cilat nuk po iu linin kohë për të kaluar së bashku, transmeton Koha.

Një burim i afërt i këngëtares para ca muajsh kishte deklaruar për të përditshmen, “The Sun”: “Rita kalonte shumë mirë me Raffertyn në sheshin e xhirimeve dhe që nga fillimin kishin shfaqur pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Ata u afruan shumë teksa po punonin në Londër edhe pse po i merrnin gjërat shtruar në raportin e tyre, duke mos dashur të identifikohen si çift. Por, Rita është detyruar të kalojë kohë jashtë vendit dhe kështu lidhja e tyre është zbehur. Pra, gjërat kanë mbetur pezull mes tyre deri të kenë mundësinë të ribashkohen. Aktualisht janë vetëm miq të mirë”.

Rita Ora e cila shquhet si një prej këngëtareve më të bukura dhe energjike në skenën muzikore, duket se mund t’i arrijë të gjitha përveç lidhjeve të suksesshme të dashurisë. Me përjashtim të Calvin Harrisit dhe Ricky Hilit, lidhjet e saj romantike asnjëherë nuk kanë zgjatur më shumë se disa muaj.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme