Showbiz

Elizabeth Moss e mohon të jetë në lidhje me aktorin Tom Cruise

Foto: Reuters

Ylli hollywoodian, Elisabeth Moss me të qeshura i ka mohuar raportimet se është në lidhje dashurie me aktorin, Tom Cruise, dhe se dyshja mund të fejohet së shpejti.

Aktorja 37-vjeçare ishte bërë pjesë e thashethemeve për një lidhje romantike me yllin 57-vjeçar të filmit, vitin e kaluar. Sipas këtyre spekulimeve, aktorët besohej se janë në pritje për t’u fejuar, pasi kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin falë besimit që e ndajnë ndaj fesë Scientology.

Moss insiston që këto spekulime janë plotësisht të pavërteta, por i duket argëtuese që ka njerëz të cilët besojnë se ajo mund të bëhet zonja e ardhshme Cruise, dhe atë, pa dijeninë e saj.

Gjatë një interviste për emisionin “Watch What Happens Live”, aktorja deklaroi: “I kam parë këto raportime në ballinën e një reviste thashethemesh, dhe u befasova shumë. Ata e kishin shfaqur një fotografi ku gjoja unë shihesha përkrah Tomit, por në fakt nga stili i flokëve e kuptova se gruaja në foto nuk isha unë.”

{gallery}

Ylli i filmit “The Invisible Man” po ashtu është mësuar t’i marrë thashethemet me qetësi, kjo pasi kolegia e saj Aldis Hodge, i kishte thënë se kur portalet fillojnë të shkruajnë për ty, dije se ia ke dalë në këtë industri.

“Supozoj se kështu e di që je e suksesshme, kur njerëzit fillojnë të spekulojnë për personin që do të martohesh me të. Kështu që, faleminderit,” ka deklaruar Moss duke bërë shaka.

Ndërkohë, aktorja e njohur për rolin e protagonistes në serinë shumë të suksesshme “Handmaid’s Tale”, thotë se njerëzit duket ta edukojnë më shumë veten rreth Kishës së Scientologys, para se ta kritikojnë atë.

Moss ishte këshilluar drejt këtij besimi nga familja e saj dhe pasi kishte vendosur t’i hetojë mësimet e librit “Dianetics”, i është përkushtuar besimit të saj. Pavarësisht kësaj, aktorja asnjëherë nuk ka folur në publik rreth besimit në Scientology, njësoj sikurse Tom Cruise apo John Travolta, kjo ngase nuk beson që është e mundur t’i përcjellë mësimet siç duhet, në një intervistë të shkurtër.