Roman Polanski nuk po ndihet i mirëpritur në Francë

Roman Polanski nuk po ndihet i mirëpritur në Francë

28 February 2020 15:18

Regjisori kontrovers ka bërë të ditur të enjten, se nuk do ta ndjekë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve filmike “Cesar Awards” në Paris, ku filmi i tij i fundit udhëheqë me më së shumti nominime, kjo për shkak të reagimeve që kanë shkaktuar akuzat e fundit dhe të kaluara për ngacmime seksuale, kundër tij.

Polanski e ka publikuar filmin e fundit “An Officer and a Spy” gjatë vitit 2019, vetëm disa ditë pasi një aktore franceze e kishte akuzuar atë për përdhunim në vitin 1975, kur ajo ishte vetëm 18-vjeçare. Sipas aktores në fjalë, ngjarje kishte ndodhur gjatë një pushimi të skijimit në Gstaad të Zvicrës.

Regjisori i njohur 86-vjeçarë, i ka mohuar këto akuza.

“Aktivistet feministe tashmë po më kërcënojnë me një linçim publik,” ka thënë Polanski përmes një komunikate për media, ku ka shtuar se dëshiron ta mbrojë stafin dhe familjen e tij.

Grupet feminist në Francë e kanë kritikuar vendimin e organizatorëve të “Cesars Awards”, për ta nominuar në disa kategori filmin e Polanskit, si dhe kanë kërkuar për bojkotimin e këtij projekti, transmeton Koha.net. Madje, disa prej tyre thonë se organizatorët me këtë veprim, po pohojnë që “përdhunimi i femrave nuk është ndonjë gjë e madhe”.

Para pak javësh, një numër i madh i punëtorëve menaxhues të Akademisë Cesar, kishin dhënë dorëheqje për shkak të kritikave që i kanë marrë rreth nominimit të filmit të Polanskit në disa kategori.

Ceremonia “Cesar Awards” krahasohet me ceremoninë “Oscar”, për nga rëndësia e shpërblimeve që i ndanë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme