Ana De Armas e lumtur me largimin nga Kuba për ta ndjekur karrierën në aktrim

Ana De Armas e lumtur me largimin nga Kuba për ta ndjekur karrierën në aktrim

24 February 2020 13:58

Aktorja e filmit “No Time To Die”, e ka pranuar se ndihet me fat që prindërit e saj e kanë lejuar që në moshën 18-vjeçare, të zhvendoset nga Kuba për në Spanjë, në mënyrë që ta provojë veten në industrinë e filmit. Por, ajo ka shtuar se e kupton sa “tmerruese” duhet të ketë qenë për ta, të pajtohen me largimin e saj nga shtëpia në moshë aq të re, transmeton Koha.net.

Duke folur në një intervistë për revistën “Porter”, aktorja bukuroshe ka thënë: “I njihja limitet në vendlindje. Prandaj ju thash prindërve që largimi nga ai shtet do të ndodhte. Ata më kanë përkrahur vazhdimisht dhe ndihem fatlume për këtë. Por, isha unë ajo e cila po nisesh drejt të panjohurës. Ndërsa sot, teksa e vë veten në pozitën e tyre, e kuptoj sa tmerruese duhet të ketë qenë për ta të më lejonin të shpërngulem në moshë aq të re”.

Ndërkohë, Ana De Armas, në të kaluarën kishte treguar që pas gjetjes së famës në serinë televizive, “El Internado”, përpjekja për të aktruar në gjuhën angleze kishte qenë një “katastrofë” për të.

“Më duhej të mësohesha. I shihja aktoret latine si Penelope Cruz duke aktruar në gjuhën angleze, dhe e kuptoja sa e vështirë ishte kjo gjë. Në fillim kjo eksperiencë qe katastrofale për mua. Askush nuk arrinte të më kuptonte atë që po thosha. Dhe kishte shumë raste kur as unë nuk i kuptoja fjalët në skenar, por nga ana emocionale e dija për çfarë bënte fjalë ajo skenë,” citohet të ketë thënë De Armas.

Aktorja 31-vjeçare po ashtu e ka pranuar se zhvendosja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fillim kishte qenë shumë e vështirë për të, pasi ishte ndjerë e vetmuar dhe e refuzuar profesionalisht.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme