Showbiz

Kirk Douglas e ka dhuruar pasurinë e tij 80 milionëshe për bamirësi

Kirk Douglas e ka dhuruar pasurinë e tij 80 milionëshe për bamirësi
 

Legjenda e Hollywoodit i cili vdiq më 5 shkurt të këtij viti në moshën 103-vjeçare, e ka dhuruar pasurinë e tij 80 milionë dollarësh për fondacionin “Douglas Foundation”, i cili synon t’i ndihmojë personat që nuk mund t’i dalin në ndihmë vetes.

Në mesin e përfituesve nga ky fond janë edhe, Qendra për Fëmijë “Sinai Temple” që gjendet në Westwood të Los Angelesit dhe teatri “Kirk Douglas Theatre”, që gjendet në Culver City të Kalifornisë. Ky objekt i pashfrytëzueshëm ishte restauruar nga fondacioni i aktorit dhe është shndërruar në skenë për performanca live, transmeton Koha.net.