Showbiz

Qytetarët anglezë nënshkruajnë peticion kundër mediave dhe portaleve në vend

Një peticion që i bënë thirrje qeverisë Britanike ta fillojë një hetim ndaj mediave mbi mbulimin e figurave publike, i ka marrë më shumë se 150.000 nënshkrime, të dielën më 16 shkurt, vetëm 24 orë pasi prezantuesja e njohur televizive Caroline Flack, ishte vetëvrarë në apartamentin e saj, transmeton Koha.net.

Flack, ish-prezantuese e emisionit “Love Island” dhe një prej figurave më të njohura në televizionet britanike, u gjet e vdekur të shtunën nga anëtarët e familjes së saj.

Ylli 40-vjeçar po përballej me disa situata stresuese në jetën e saj personale. Ajo pritej të shfaqej në gjykatë pas dy javësh, ku po përballej me akuzat për sulm dhe dhunë familjare. Para disa muajve, Flack ishte arrestuar nga policia e Londrës, pasi besohet se ajo e ka sulmuar dhunshëm të dashurin e saj, Leëis Burton. Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur në muajin dhjetor, ajo i kishte mohuar të gjitha akuzat.

Por, nga ai moment, mediat dhe portalet e ndryshme britanike e kishin shënjestruar Flackun, duke publikuar lajme negative për të. E gjithë kjo vëmendje negative dhe presioni nga komentet e shumta që prezantuesja e njohur i kishte pranuar muajve të fundit, e kishin detyruar atë të shkëputet nga rrjetet sociale dhe përfundimisht të kryej vetëvrasje.

Peticioni në fjalë i kërkon qeverisë së shtetit t’i hetojë mediat dhe portalet në fjalë për “keqtrajtimin e personave publik”, përfshirë këtu yje të tillë si, Caroline Flack, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle.