Showbiz

Margot Robbie dëshiron të takohet me Princin Harry dhe gruan e tij Meghan në L.A.

Aktorja e njohur australiane dëshiron t’i ftojë për darkë, dukën dhe dukeshën e Sussexit, Harry dhe Meghan.

Ylli Hollywoodian ka treguar se e mbështet plotësisht vendimin e çiftit për t’u larguar nga obligimet e familjes mbretërore, dhe pas zhvendosjes së tyre nga Britania e Madhe në Kanada, ajo ka shumë dëshirë ta ftojë çiftin për darkë në shtëpinë e saj në Los Angeles, transmeton Koha.net.

Duke folur për të përditshmen “The Sun”, aktorja kishte thënë: “Ka ca kohë që e njoh personalisht Princin Harry dhe ai është vërtetë një person i mrekullueshëm. Dhe si të tjerët, edhe unë e di çfarë vendimi i madh është të zhvendosesh në anën tjetër të botës. Ende më mungon jeta në Londër, por i kam pasur arsyet e mia për t’u shpërngulur, njësoj siç ata i kanë arsyet e veta për marrjen e këtij vendimi. Dhe nëse Harry dhe Maghan vendosin të kalojnë më shumë kohë në Los Angeles, atëherë do të më pëlqente shumë të darkoja me ta.

29-vjeçarja Robbie, për herë të parë u takua me Princin Harry në vitin 2015, në një ndejë të organizuar nga modelja Suki Waterhouse në Londër. Pas kësaj, në Instagram qarkullojë një fotografi e dyshes bashkë me yjet, Cara Delevingne, Sienna Miller dhe Princeshën Eugenie, por Margot atëkohë e pranoi se e ka ngatërruar princin 35-vjeçar me këngëtarin, Ed Sheeran. Pas këtij takimi, Margot dhe Harry, ishin bërë shokë të mirë.