Showbiz

Ne-Yo bëri të ditur lajmin se po shkurorëzohet

Ylli i hitit “Miss Independent” e ka konfirmuar lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij, me të cilën është martuar në vitin 2016, kanë vendosur të ndahen pas katër vjetësh martesë, transmeton Koha.net.

“Gradualisht është bërë publik lajmi se unë dhe gruaja ime, kemi vendosur të shkurorëzohemi. Ky nuk është lajm i hidhur për ne. Më shumë mund të themi se e kemi kuptuar që ky është një veprim i duhur për të dy. Unë asnjëherë nuk do të flas keq për të, ngaqë nuk jam person i tillë. Nuk kam asgjë të keqe për të thënë rreth saj, sepse është vërtetë një grua e mrekullueshme. Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe unë gjithmonë do ta respektoj atë,” ka shkruar këngëtari në prononcimin e tij.

Ne-Yo, i cili i ka dy djem me ish-bashkëshorten Crystal Renay, tre vjeçin Shaffer Jr. dhe dy vjeçin Roman, si dhe është baba i dy fëmijëve të tjerë nga lidhja e tij e mëparshme me Monyetta Shawin, ka thënë se ishte e vështirë për çiftin të qëndronin të martuar, por ata do të jenë “përgjithmonë një familje”.

Këngëtari i njohur për hite të shumta, përfshirë këtu këngën “Sexy Love”, dhe emri i vërtetë i së cilit është Shaffer Smith, ka vendosur të flasë rreth ndarjes nga bashkëshortja pasi thashethemet rreth këtij lajmi, kishin filluar të qarkullojnë në media para disa javësh.