Showbiz

“Miss Americana” me pop-yllin përballë patriarkatit

Dokumentari për Taylor Swiftin sjell transparencën e në të njëjtën kohë edhe privatësinë – ju dini gjithçka për të dhe në të njëjtën kohë nuk dini asgjë.

Për më shumë se një dekadë, kjo ka qenë në qendër të imazhit publik të kantautores, mirëpo së fundmi instinktet e saj të vetëmbrojtjes janë shpërbërë, transmeton Koha Ditore.

Në epokën e “Reputation”, Swift kishte dalë me forcën e dikujt që ishte lënduar disa herë. Pastaj ajo doli në gjykatë dhe tregoi se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator radioje.

Edicioni special i albumit të saj “Lover” ishte një rikthim të fuqitë e saja të vjetra, ishte paketuar me një koleksion të ditarëve të saj të adoleshencës.

E tani vjen dokumentari “Miss Americana” nën regji të Lana Wilson, një pamje e gjerë e asaj që Swift bën ditë pas dite.

Për “The New York Times” kritiku i muzikës pop Jon Caramanica dhe reporteri i muzikës pop, Joe Coscarelli, kanë shikuar dokumentarin “Miss Americana” që doli në “Netflix” të premten dhe kanë ndarë përshtypjet e tyre. Joe Coscarelli ka thënë se gjëja e parë që do të fillonte është pamjaftueshmëri e burrave.

Në “Miss Americana” ju shihni Taylor Swift duke biseduar me njerëz, duke punuar me ta dhe juve u mbetet që të hamendësoni se çfarë saktësisht po bëjnë këta djem këtu. Kur ajo arrin në studio që të punojë në ndonjë këngë, ajo e ka pjesën me të madhe të kryer.

Ju shihni lëvizje të vogla të kontributit të Max Martin dhe Jack Antonoff, dy bashkëpunëtorëve të saj me të përmbushur, mirëpo Joel Little, që shkroi dhe ishte producent i katër këngëve në “Lover”, shihet shumë pak. Këngëtari Brendon Urie, që ishte zë vokal të “Me!” kryesisht është duke buzëqeshur dhe ndjekur urdhra, i emocionuar që është aty....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)