Pas shumë sekreteve në serinë e saj të mëparshme, “Big Little Lies”, Nicole Kidman sërish i zbulon sekretet në serinë e re, “The Undoing”.
HBO e ka prezantuar fragmentin e parë për serinë e re të kufizuar të zhanrit dramë “The Undoing”, e cila bazohet në romanin e njohur “You Should Have Known” nga Jean Hanff për terapisten e suksesshme, jeta e të cilës ndryshon në mënyrë dramatike pak para botimit të librit të saj të parë.
Seria me gjashtë pjesë kështu e sjell edhe historinë për çiftin e martuar, Grace dhe Jonathan Fraser (Kidman dhe Hugh Grant), të cilët e jetojnë jetën e tyre të përsosur deri në tragjedinë e madhe e cila më pas do të zbulojë shumë sekrete për të cilat Grace, do të duhet të bëjnë çmos për ta mbrojtur djalin e saj Henryn ( Noah Jupe) dhe pjesën tjetër të familjes, shkruan KOHA Ditore.
Skenarin për serinë e shkroi David E. Kelley, me të cilin Kidman bashkëpunoi në Big Little Lies, ndërsa regjia bëhet nga Susanne Bier (The Night Manager). Në rolet e tjera shfaqet Donald Sutherland, Edgar Ramirez, Edan Alexander, Ismael Cruz Cordova, Matilda De Angelis dhe Michael Devine.
“The Undoing” mbërrin në HBO në maj.