Showbiz

Post Malone paralajmëron album të ri sivjet

Muzikanti 24-vjeçar është duke planifikuar të kthehet në studion incizuese me të përfunduar turneu i tij, “Runway Tour”, nëpër Amerikën Veriore dhe shpreson që para përfundimit të vitit 2020, ta realizojë albumin e radhës që vjen pas atij, “Hollywood’s Bleeding”, i cili u publikua në shtator të vitit të kaluar.

Ylli i hitit “Rockstar”, këtë fundjavë ishte i nominuar në dy kategori të shpërblimeve “Grammy”, për këngën “Sunflower” të sjellë në bashkëpunim me artistin Swae Lee, por nuk morri pjesë në ceremoninë e ndarjes së këtyre çmime për shkak se kishte nevojë për pak pushim, para se të kthehet në rrugë me koncerte, javën e ardhshme.

Reperi e ka pranuar, se këto kohët e fundit ka ndjekur ndeja pak më shumë se që duhet dhe po ka nevojë të çlodhet.