Influencuesja zbulon çfarë ofertash të pamoralshme marrin yjet e Instagramit

Influencuesja zbulon çfarë ofertash të pamoralshme marrin yjet e Instagramit

22 January 2020 22:28

Ofrojnë shuma marramendëse parash dhe pasuri të ndryshme të tjera për t’i joshur reality yjet e të dy gjinive.

Nuk është e pazakontë që influencuesit në Instagram të marrin mesazhe private të të gjitha llojeve, por ajo që e befasoi reality yllin Rosie Williams është oferta për favore seksuale.

Siç shpjegon Rosie, një ish-pjesëmarrëse në reality programin britanik Love Island, asaj së fundmi iu drejtua një mashkull nga Dubai me qëllimin për ta kryer një "transaksion të rëndësishëm". Ai i ofroi asaj më shumë se 110,000 euro, si dhe rroba dhe çanta, në këmbim të shoqërisë së saj.

Image

"Ose qëndrojmë shumë mirë (financiarisht) dhe nuk kemi nevojë t'i pranojmë ofertat prandaj nuk i përmendim, ose tashmë i kemi bërë ato me ta, por kemi turp", thotë Rosie.

Tyne-Lexy Clarson, gjithashtu pjesëmarrëse në Love Island, zbulon se asaj i është ofruar kompensim monetar për shërbimet seksuale. Ajo gjithashtu mori oferta para se të paraqitej në programin reality kur ishte vetëm 19 vjeç, shkruan KOHA Ditore.

Fillimisht donin ta paguanin afër 25,000 euro për një darkë me pije, por e mori një email nga një agjenci e pasurive të patundshme e cila ia ofroi asaj 60,000 euro për pesë net në Dubai. Me paratë dhe luksin do të përfshihej edhe një marrëveshje konfidencialiteti, e cila do ta pengonte atë të zbulonte se çfarë ishte e detyruar të bënte atje.

Image

Tyne-Lexy e ka refuzuar ofertën e pacipë, por tani është e shqetësuar për influencueset e tjera në ngritje të cilat do të pranonin çdo gjë në këmbim të një "jete luksoze", kishte shkruar Unilad.

Zotërinjtë e pasur nuk drejtohen gjithmonë personalisht. Ndonjëherë ata kanë përfaqësues të cilët e dakordojnë seksin në emër të tyre.

Një grua e cila e përdor emrin e rremë Isabel zbuloi në një medium britanik se asaj iu drejtua një mashkull 10 vjet më i vjetër. Ai e kishte fetish të ishte financiarisht dominues ndaj partneres së tij, kështu që Isabelit i dhuroi çanta në vlerë prej disa qindra eurosh.

Image

Shkëmbimi i tyre vazhdoi edhe për 18 muaj të tjerë kur mashkulli i ofroi asaj t’ia shlyente një borxh prej gati 6,000 eurosh. Si kompensim, ai donte ta dërgonte atë në shtrat.

Për të, ky shkëmbim nuk ishte i njëjtë me prostitucionin, por një marrëdhënie e synuar që zhvillohej me kalimin e kohës.

"Bëhet fjalë për prostitucion elitar. Është e tmerrshme vetëm të mendosh se më janë drejtuar. Mesazhe të tilla me siguri kanë pranuar edhe disa mijëra vajza të bukura në Instagram", thotë Clarson.

Image

Nuk kursehen as meshkujt

Rob Cooper, agjent që i përfaqëson personat e famshëm, pretendon se edhe meshkujt me status të ngjashëm në Instagram po marrin mesazhe të këtilla.

Ai u sugjeron rrjeteve sociale të bëjnë diçka për sa i përket vënies para përgjegjësisë të kujtdo që dërgon mesazhe të tilla, gjë që, sipas tij, do të arrihej duke e lidhur profilin me pasaportën e pronarit ose numrin e tij unik nga libri amë.

Përfaqësuesi i Facebookut, kompani kjo e cila zotëron Instagramin, e publikoi njoftimin e mëposhtëm: "Blerja e shërbimeve seksuale nuk tolerohet në Instagram, ndërsa atyre që i shkelin vazhdimisht udhëzimet tona do t’u ndalohet qasja. Ne dëshirojmë që Instagrami të jetë një hapësirë e sigurt ku njerëzit të prononcohen. Ne po investojmë shumë në burime dhe teknologji për ta parandaluar ngacmimin në platformën tonë.

Sipas një influencuesi, rrjetet sociale janë një lloj katalogu për meshkujt të cilët janë të gatshëm të ofrojnë para për ta marrë atë që e dëshirojnë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme