Billie Eilish “e tmerruar” për dokumentarin e ardhshëm

Billie Eilish “e tmerruar” për dokumentarin e ardhshëm

21 January 2020 20:26

Billie Eilish është "tmerruar" në lidhje me dokumentarin e saj të ardhshëm në Apple TV+, për të cilin yllin këmbëngul se "nuk e ka parë asnjë pjesë të tij".

Krijuesja e hitit “Bad Guy” nënshkroi një marrëveshje të raportuar prej 25 milionë dollarëve për projektin në fjalë, i cili do të bëjë fjalë për kantautoren 18-vjeçare pas publikimit të albumit të saj debutues, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”.

Duke folur për Billboard në koncertin e iHeartRadio ALTer EGO të shtunën, ylli e pranoi se është "e tmerruar" se si do të dalë filmi, shkruan KOHA Ditore.

"Nuk e kam parë asnjë pjesë të tij", shpjegoi ajo. "Jam e tmerruar. Jam e frikësuar. Janë duke e xhiruar që nga korriku i vitit 2018... Kush ka kaq shumë pamje të veta që nuk i ka parë kurrë? Jam e tmerruar.”

Këngëtarja e “Bury A Friend” shtoi që ajo po planifikon të kthehet sërish në studio këtë vit, por e pranoi se ende nuk ka muzikë të re për ta ndarë me fansat.

"Do ta bëj këtë vit", tha ajo. "Po vjen. Kur është bërë. Nuk është bërë ende."

Billie do të dalë në skenë në Grammy Awards më 26 janar, ku hyri në histori si artistja më e re që fiton kandidime në të katër kategoritë më të mëdha të Akademisë së Regjistrimeve – Album of the Year, Record of the Year, Song of the Year dhe Best New Artist - plus nominime për Best Pop Solo Performance dhe Best Pop Vocal Album.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme