Nuk do të ketë sezon të dytë të “Watchmen”

Nuk do të ketë sezon të dytë të “Watchmen”

21 January 2020 16:33

Seriali Watchmen ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm të adhuruesve besnikë dhe shumë lavdërime nga kritikët. Seriali i bazuar në strip është përshtatur në një dramë politikisht të rëndësishme rreth racës dhe sistemeve penale dhe të drejtësisë.

Por sezonin e dytë të kësaj drame nuk do ta shohim më së shumti për shkak se krijuesi i serialit Damon Lindelof nuk është i interesuar ta bëjë atë.

Casey Bloys nga HBO tha që Lindelof e bëri serialin në mënyrë gjeniale dhe e portretizoi në mënyrë fantastike botën e stripave në ekranet e vogla. "Tani është çështje e Damonit dhe se çfarë dëshiron ai të bëjë. Nëse ai e ka ndonjë ide që do të ishte interesante për të në një sezon tjetër, një version tjetër, ndoshta në stilin e Fargo dhe True Detective si një seri antologjie, ose nëse ai dëshiron të bëjë diçka krejtësisht të ndryshme. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për Watchmen, por tani vetëm më intereson se çfarë dëshiron Damon".

Image

Përgjigjja në këtë është shumë e thjeshtë: asgjë. Lindelof tha se gjatë sezonit të vetëm ai e ka thënë atë që kishte për ta thënë dhe se nuk ka fare interesim për sezonin e dytë. Megjithatë, ai e dha bekimin e tij për HBO për prodhimin e mëtejshëm me një showrunner tjetër, por duket se HBO nuk është e interesuar për këtë, shkruan KOHA Ditore.

"Do të ishte e vështirë të imagjinohej produksioni i mëtejshëm pa Damonin", konkludoi Bloys.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme