Showbiz

Mbretëresha Elizabeth zbulon se pse është krenare me Meghan Markle

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth, ka njoftuar se vendimi i Harry dhe Meghan Markle për të hequr dorë nga statusi mbretëror është epilog i bisedimeve disamujore.

Mbretëresha tha që ajo ishte krenare dhe e lavdëroi publikisht Meghan, e cila, siç tha ajo, u integrua shpejt në familjen mbretërore dhe u bë pjesë e saj.

Ajo e vlerësoi Harryn dhe Meghan si një çift që e gjetën rrugën e tyre për përparim dhe u uroi atyre një jetë të lumtur dhe të qetë.

Image

Çifti i famshëm nuk do të mund më ta përfaqësojë Mbretëreshën Elizabeth II. Pakoja e vendimeve, thuhet në deklaratë, do të hyjë në fuqi në pranverë, shkruan KOHA Ditore. Duka dhe dukesha e Sussexit do t'ua paguajnë taksapaguesve 2.4 milionë funte në taksa, të cilat ishin planifikuar për shpenzimet për rindërtimin e shtëpisë së tyre.

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle njoftuan në fillim të janarit se po tërhiqeshin nga pozitat që i gëzojnë anëtarët e familjes mbretërore. Mbretëresha Elizabeth II e ka pranuar vendimin e tyre për një jetë që do të jetë e pavarur nga familja mbretërore dhe barra që e mbart ajo.