Run-DMC do të ribashkohet me Aerosmith në Grammy Awards

Run-DMC do të ribashkohet me Aerosmith në Grammy Awards

17 January 2020 16:53

Legjendat e repit Run-DMC do të ribashkohen me Aerosmithin në skenën e Grammy Awards si pjesë e një miksi hitesh që e feston karrierën e gjatë të rockerëve.

Frontmeni Steven Tyler dhe shokët e tij të bendit nderohen si 2020 MusiCares Person of the Year, dhe ata pritet të kalojnë nëpër katalogun e tyre për një performancë speciale në ndarjen e çmimeve në Los Angeles më 26 janar.

Anëtarët e mbijetuar të Run-DMC, Joseph 'Rev Run' Simmons dhe Darryl 'DMC' McDaniels, janë ftuar të jenë pjesë e setit ku do të përfshihet e gjithë karriera, duke i bashkuar kështu forcat me Aerosmith për ta rikënduar klasikun e tyre rap/rock të vitit 1986, “Walk This Way”, shkruan KOHA Ditore.

Në Grammy Awards, ku prezantuese do të jetë Alicia Keys, do të jepen edhe performanca nga Billie Eilish, Lizzo, Ariana Grande, Demi Lovato, dhe Blake Shelton dhe Gwen Stefani, ndërsa Jonas Brothers, Rosalia, Tyler, The Creator, dhe Camila Cabello janë shtuar në formacion gjithashtu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme