Showbiz

Gigi dhe Zayn sërish në lidhje

Gigi Hadid dhe Zayn Malik zyrtarisht janë sërish çift. Të shtunën mbrëma, dyshja u fotografuan bashkë duke ecur nëpër rrugët e New York-ut, duke lënë të nënkuptohet se po ia bëjnë me dije botës që janë ribashkuar.

Portal E! News e ka konfirmuar lajmin se çifti më i përfolur i showbizit, janë sërish në lidhje dashurie.

“Gigi dhe Zayn janë ribashkuar pak para festave të fundvitit në muajin dhjetor. Zayn ka kohë që i është drejtuar Gigit duke i kërkuar të pajtohen, dhe ajo ka vendosur t’ia japë edhe një shans”. Kështu citohet të ketë thënë një burim i afërt i çiftit, i cili për herë të fundit është ndarë në janar të vitit 2019.

Hadid dhe Malik e kanë një lidhje të veçantë por jo stabile, meqë ndër vite ata janë ndarë e ribashkuar disa herë. Ata e filluan lidhjen e tyre në vitin 2015, dhe për herë të parë e bënë të ditur lajmin se po ndahen në vitin 2018. Më pas, ata u ribashkuan gjatë verës së po të njëjtin vit, duke u ndarë sërish në mënyrë shoqërore në janar të vitit 2019.

Lajmi i ribashkimit të çiftit dhe ringjalljes së dashurisë mes tyre, vjen pikërisht në kohë për ditëlindjen e 27-të të këngëtarit Malik. Çifti e ka festuar ditëlindjen të premten në restorantin Italian “il Buco” në New York City, së bashku me motrën e Gigit, Bella Hadid, nënë e tyre Yolanda, vëllain Anwar dhe të dashurën e tij, këngëtaren kosovaro-britanike, Dua Lipa.

{gallery}